top of page

Georgy Kovalev

VIOLA

-

RUSIA

Kovalev_Georgy_2_Foto_Andreas_Malkmus (4).jpg

 Violisti ruso-gjerman Georgy Kovalev, i lindur në vitin 1990 në Tiflis (Gjeorgji), është një nga violistët e shquar  të brezit të tij.

​

Pasi mbaroi studimet me Yuri Bashmet dhe Matthias Buchholz, aktualisht ai është student i Nobuko Imai në Akademinë Kronberg. Georgy Kovalev ka interpretuar me disa nga  orkestrat më të njohura  si Orkestra e Dhomës “Kremerata Baltica”, Orkestra Simfonike Shtetërore e Rusisë së Re, Orkestra e Dhomës së Mynihut, Orkestra Dhomës e Solistëve të Moskës, Orkestra Filarmonike e Japonisë së Re.

​

Ai është fitues i çmimeve dhe finalist i konkurseve  ndërkombëtare si Konkursi Ndërkombëtar “Yuri Bashmet” në Moskë, Konkursi Ndërkombëtar i Violës në Tokio, Konkursi Ndërkombëtar  “Brahms”. Në vitin 2011 ai mori Çmimin e Fondacionit “Neva” të dhënë nga Festivali Verbier. Ka interpretuar muzikë  dhome në krah të artistëve të mëdhenj si  Gidon Kremer, Christian Tetzlaff, Steven Isserlis, Yuri Bashmet, Fazil Say, Frans Helmerson, Emanuel Ax, Jörg Widmann, Viviane Hagner, Claudio Bohorquez, Lawrence Lesser, në festivale të njohura ndërkombëtare të muzikës si Festivali Verbier, Schubertiade, Festivali Ravinia, Heidelberger Frühling, Festivali Rheingau, Festivali i Akademisë Kronberg.

Georgy Kovalev ka interpretuar në salla  si Victoria Hall (Gjenevë), Theatre des Champs-Elysées (Paris), Salla e Filarmonisë së Këlnit, Salla Kioi (Tokio), Salla e Teatrit Prinz Regent (Munih), Salla Gordon Bennett (Chicago), Salla e Madhe e Konservatorit të Moskës.

​

Angazhimet e tij të ardhshme përfshijnë recitale dhe koncerte solo në SHBA, Gjermani, Irlandë, Holandë, Francë, Itali, Austri, Greqi.

​

Georgy luan një violë nga Simon Bernand Fendt (Londër 1820) dhuruar me  dashamirësi  nga  fondacioni Deutsche Stiftung Musikleben.

bottom of page