top of page
Jonian.png

Jonian Ilias Kadesha, Drejtor Artistik (Foto nga Kaupo Kikkas)

marsel-hasanllari-vIrwtVrC0bE-unsplash.jpg

Tirana (Foto nga Mario Beqollari)

NJË SHËNIM NGA DREJTORI TONË ARTISTIK

Te dashur e te nderuar spektatore,

Mire se vini ne edicionin te pare te  festivalit  KOSMOS Tirana Music Festival 2022!

 

Ishte nje enderr e hershme  per mua realizimi I ketij festivali dhe jam I lumtur qe po  fillojme rrugetimin tone kete Nentor 2022, vitin qe Tirana este zgjedhur si Kryeqytetit Europiane i Rinise. I jam shume mirenjohes  Bashkise se Tiranes  dhe personalisht  kryetarit  te saj zt, Erion Veliaj  per mbeshtetjen e perzemert te tij .

 

Nje falenderim I madh shkon per Universitetin e Arteve dhe te gjithe petagoget e studentet që perqafuan kete festival dhe e mirepriten ne shtepine e tyre. Falenderoj nga zemra gjithashtu te gjithe sponsoret e tjere   per gadishmerine e mbeshtetjen qe dhane qe ne momentin e pare .

Por  une do te doja  qe falenderimin dhe mirenjohjen me te madhe  t’jua kushtoj  juve të nderuar spektatore , artdashes  që do na nderoni me

pjesmarrjen tuaj.

 

Festivali  siç e keni pare quhet KOSMOS, nje fjale nga greqishtja e lashte por e huazuar nga kaq shume gjuhe te tjera  sa  misheron pikerisht kuptimin e saj esencial : boten  tone te madhe ku jetojmë, hapsiren e pafund  në te gjitha drejtimet  qe na rrethon.

Çdo gje eshte e lidhur me kozmosin: shkenca, ekonomia, politika, arti… por  besoj se eshte  muzika qe  ka folene e saj  ne kete koncept.

Muzika  nuk njeh kufij te vegjel, te medhej, te dukshem, te padukshem, ajo e gjen vete rrugen per ne shpirtin e çdo njeriu banor i ketij Kosmosi .. ajo eshte gjuha hyjnore e kosmosit !!

 

‘’Jeta pa muziken do te ishte nje gabim’’ ka thene Niçja, dhe ka pasur te drejte!

Ne në kete festival  do bejme dicka te thjeshte, por hyjnore… MUZIKË!

 

I  jam shume mirënjohes  te 11  artisteve  qe pranuan ftesen time me kenaqesi dhe entuziazem  per tju bashkuar kesaj nisme, por do te doja qe ta quaja familjeje te madhe. Kam kujtime shume te bukura te ngrohta  qe nga femijeria ime nga skenat e Tiranes. Gjithmone ndjehesha mes publikut si ne nje familje te madhe  dhe kam enderruar qe keto ndjenja ti perjetoja bashke me artiste te tjere  miq te mij… prandaj do te doja ta quaja familja e madhe  KOSMOS !!

 

Le te filloje rrugetimi! Shijim te mbare!!

 

Ju faleminderit,

 

Jonian Ilias Kadesha

Drejtor Artistik i KOSMOS Tirana Music Festival

812fa104-6e79-4f26-b725-2c4cfbe44e0d.JPG

Festivali sponsorizohet nga Bashkia e Tiranës.

logo sigal.png
bottom of page