David Kastro-Balbi
VIOLINË
-
FRANCE

David Castro-Balbi është një violinist francez me origjinë nga Amerika e Jugut dhe është rritur në një familje muzikantësh.
Në vitin 2007, ai hyri në klasën e Larissa Kolos në CRR në Paris, pastaj të Svetlin Roussev në CNSM De Paris.
Në vitin 2016 ai mori titullin Master në Hochshule für Musik Franz Liszt në Weimar në klasën e Pr. Friedemann Eichhorn.
Është fitues i disa konkurseve ndërkombëtare në violinë dhe muzikë dhome.
​
Davidi ka interpretuar shpesh në salla prestigjioze ndërkombëtare si Salle Pleyel, Théâtre des Champs Élysées, Teatri Kombëtar i Bogotas, Mariinsky në Shën Petersburg, Salle Zaradié në Moskë, etj.
Është krijues i nje trio-je me vëllain e tij Alexandre Castro-Balbi në violonçel dhe Lucas Debargue në piano me të cilën është shfaqur shumë herë ne skenat ndërkombëtare. David Castro-Balbi është gjithashtu anëtar i Kolegjiumit Thüringer Bach dhe performon si solist dhe si muzikant i muzikes baroke.
​
Nga viti 2018 deri në vitin 2020, ai ishte lider i Orkestrës Simfonike prestigjioze Gewandhaus në Leipzig.
David luan në një violinë të bërë posaçërisht për të nga Jacques Fustier (me mbështetjen e CIC Nord).